Botë
Brazil, Senati voton pro pezullimit të presidentes Rousef
12.05.2016 17:57
Senati brazilian ka miratuar me 55 vota pro dhe 22 kundër procedurën e pezullimin të presidentes së vendit, Dilma Rousseff...

Tashmë presidentja e parë grua e Brazilit do të përballet me një proces gjyqësor për akuzat e manipulimit të fondeve publike për rizgjedhjen e saj gjatë fushatës së 2014-tës.
Vendin e saj do t’a marrë zëvendëspresidenti, Michel Temer.
Gjyqi do të zgjasë deri në 180 ditë dhe Rousseff do të jetë e pezulluar edhe gjatë Lojërave Olimpike, që do të fillojnë në Rio de Janeiro, në 5 Gusht 2016.
Dje presidentja, Dilma Rousseff, iu drejtua Gjykatës Supreme në Brazil për të bllokuar mocionin e mosbesimit ndaj saj, një kërkesë e cila u refuzua.
