Maqedoni
Protesta e 13 prillit, Presidenca: dëmi rivlerësohet me 9 mijë euro
12.05.2016 18:05
Kanë dalë sot para Gjykatës Penale dy nga të akuzuarit për pjesëmarrje në turmën e protestuesve që demoluan zyrën e presidentit Ivanov në Shkup...

Nikolla Arizanovski dhe Filip Nakevski do të duhet të paguajnë 9000 euro për dëmin e bërë. Avokatët kërkuan të shqyrtojnë kërkesën e re të bërë sipas të dhënave të ekspertizës për llogari të presidencës.
Sipas ekspertizës së dorëzuar në Gjykatë, dëmi kap vlerën e 552 mijë e 80 denarëve.
Seanca u shty për më 20 maj. Fillimisht nga presidenca dolën me vlerësimin se dëmi i shkaktuar në Zyrën popullore të presidentit gjatë protestave të 13 majit kapte shumën prej 7 mijë eurosh.
