Botë

Prania ruse në Mesdhe, Erdogan: Deti i Zi është bërë liqen rus

12.05.2016 18:11

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, vlerësoi se forcat e NATO-s nuk janë të mjaftueshme në Detin e Zi...

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, vlerësoi se forcat e NATO-s nuk janë të mjaftueshme në Detin e Zi dhe se nuk mund të kundërshtojnë në praninë ushtarake ruse në këtë vend.

"I thash sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg, se mungojnë në Detin e Zi. Deti i Zi filloi të bëhet liqen rus."- theksoi Erdogan në takimin me shefat e shtatmadhërive të vendeve ballkanike në Stamboll.

Ai shtoi se do të kërkojë nga Aleanca t’a zgjidhë këtë çështje në Samitin e ardhshëm në Varshavë.

"Nëse nuk niseni në aksion, historia nuk do t'ju falë!"- porositi Erdogan.

Presidenti turk theksoi se BeH-ja dhe Maqedonia duhet së shpejti t'i bashkohen Aleancës për t’a përforcuar atë.