Maqedoni
Bexheti dhe Arens, flasin për zgjedhjet
19.03.2014 17:44
Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, është tema për të cilën sot kanë biseduar ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti dhe Gert Hajnrih Arens...

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, është tema për të cilën sot kanë biseduar ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti dhe Gert Hajnrih Arens, shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE/ODHIR-it, për zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshmet parlamentare 2014.
Ministri Bexheti, ka potencuar se me këtë zgjidhje ligjore, plotësohen rekomandimet e OSBE/ODHIR-it, ndërsa pëlqimi i subjekteve politike në Republikën e Maqedonisë, duhet të krijojë parakushte edhe më të qëndrueshme për proces transparent zgjedhor dhe avancim të proceseve në këtë sferë, që është me rëndësi mjaft të madhe si për ne ashtu edhe për eurointegrimin tonë.
Për shefin e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, Gert Arens, zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare, do të jenë test për kapacitetet demokratike të shtetit, posaçërisht pas ndryshimeve me konsensus të Kodit Zgjedhor.
Gjatë bisedës, është vlerësuar lart bashkëpunimi me misionet ndërkombëtare vëzhguese gjatë cikleve të deritanishme zgjedhore dhe pritet që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. (Sanije Kasami, TVM2)
