Botë
Pesë të lënduar nga shpërthimi në afërsi të një kaserme në Stamboll
12.05.2016 19:39
Pesë persona janë plagosur gjatë shpërthimit në rajonit Sanxhaktepe në pjesën aziatike të Stambollit, lajmëruan mediumet turke...

Ka shpërthyer, sipas të gjitha gjasave, një automobil i parkuar para kasermës në momentin kur ka kaluar automjeti ushtarak.
Janë plagosur një grua dhe katër burra.
Sipas NTV-së, nuk ka ushtarë të plagosur nga shpërthimi./mia
