Maqedoni
Ahmeti: Të rikthehet parlamenti, partitë ti bashkangjiten nismës
12.05.2016 20:03
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në profilin e tij në fb kërkon rikthimin e parlamentit dhe inkurajon të gjitha partitë politike...

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në profilin e tij në fb kërkon rikthimin e parlamentit dhe inkurajon të gjitha partitë politike që ti bashkangjiten kësaj nisme.
"Pas zhvillimeve të fundit në vend, mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 5 qershor, pa pjesëmarrjen e BDI-së, PDSH-së dhe LSDM-së, nuk paraqet fillim të zgjidhjes së krizës politike, por përkundrazi e thellon atë. Jemi të përkushtuar që të gjejmë zgjidhje në përputhje me interesat e qytetarëve tanë dhe pritshmërive të komunitetit ndërkombëtar. Zgjidhja nis me rikthimin e menjëhershëm të Parlamentit, prandaj ne do të ndërmarrim veprime konkrete në këtë drejtim gjatë ditëve në vijim në mënyrë që ky moment të ndodh sa më parë dhe ta rikthejmë stabilitetin dhe sigurinë bashkë me perspektivën EuroAtlantike. Inkurajoj të gjitha partitë politike që ti bashkangjiten nismave tona që ta rikthejmë Kuvendin dhe të nisim bashkarisht zgjidhjen e krizës", thot lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
