Maqedoni

Eneda Tariva fton shqiptarët të votojnë për të (video)

12.05.2016 20:47

Këngëtarja shqiptare Eneda Tarifa ka ftuar shqiptarët që të votojnë për të dhe këngën “Fairytale”, që do të performohet sot në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit...

Ajo ka publikuar një video në YouTube në të cilën i drejtohet shqiptarëve duke kërkuar që sonte të votojnë për këngën me numrin 17 për ta dërguar në finalen e madhe.
 
“Për mua, për gjithë shqiptarët, për Shqipërinë, votoni këngën ‘Fairytale’ me numër 17, mos harroni”, thotë ajo.
 
Në video gjenden edhe numrat e telefonit për secilin shtet, nga të cilët mund të votohet për këngën përfaqësuese të Shqipërisë.
 
Për shikuesit e TVM2 numrat janë 149117 ose dërgoni SMS në numrin 149101me tekst 17.