Maqedoni

“Revolucioni Laraman” vazhdon me protesta

12.05.2016 21:18

Lëvizja Civile “Protestoj” vazhdoi “Revolucionin laraman” në Shkup...

Protesta si zakonisht filloi përpara Prokurorisë Speciale Publike ku edhe njëher iu dha mbështetje këtij institucioni. Pastaj në qendër të vëmendjes së protestuesve ishte Inspeksioni i tregut dhe ngjyrosja e fotografisë së liderit të VMRO-së Nikolla Gruevski. 
 
“Keni firmë, vjen inspeksioni ju dënon, nëse nuk ke të paguash vjen përmbaruesi. Na kanë mare 10 vjet të rinisë sonë, na kanë nënçmuar që më në fund të kulminojnë me abolim të turpshëm”, tha një protestues.
 
Protestuesit kerkojne dorëheqjen  e menjehershme te presidentit ivanov, tërheqjen e vendimit për faljen e 56 politikaneve, shtyerjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamnetare, kyçjen e sektorit civil në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike dhe formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë reformat nga raporti i PRIBE-së.
 
Nga Revulicioni laraman nuk e kanë ndërmend të ndalen me protestat e tyre deri sa siç thon ata kërkesat e tyre të plotësohen dhe më në fundë demokracia dhe drejtësia të dalin në pah.
 
Ata thonë se edhe përkundër presioneve dhe kërcnimeve të shumta që kanë nuk do të ndalen së kërkuari lirin.  
 
Lëvizjes civile “Protestoj” organizohen për të 5-tën javë dhe organizatorët shprehen të vendosur se të njëjtat do të vazhdojnë për çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
 
Protesta të njëjta nga kjo lëvizje u organizuan edhe në 10 qytete të tjera të vendit.
 
GAZMEND REXHEPI