Botë
Katër persona humbën jetën, ndërsa 17 u plagosën nga shpërthimi në pjesën juglindore të Turqisë
13.05.2016 09:33
Katër persona të dyshimtë për përpunimin e mjetit shpërthyes humbën jetën, ndërsa 17 të tjerë u plagosën...

Katër persona të dyshimtë për përpunimin e mjetit shpërthyes humbën jetën, ndërsa 17 të tjerë u plagosën në shpërthimin që ndodhi mbrëmë në fshatin në pjesën juglindore kurde të Turqisë, kumtuan burime të forcave turke të sigurisë, transmeton BTA.
Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 sipas kohës lokale në rrethin Sarikamish, rreth 25 kilometra larg qytetit më të madh të rajonit Dijarbakir, ndërsa luftëtarët e Partisë Punëtore Kurde (PKK) kanë ngarkuar mjet shpërthyes në një kamion të vogël, kumtoi Ministria turke e Punëve të Brendshme. Mjeti shpërthyes ka shpërthyer para kohe, me ç'rast terroristët e dyshimtë kanë humbur jetën.
Dy persona të plagosur nga shpërthimi, janë në gjendje kritike./mia
