Botë

Meksikë, 335 ton naftë derdhen në det

13.05.2016 09:17

Rreth 334 ton naftë kanë rrjedhur nga naftësjellësi "Shell" në Gjirin e Meksikës, rreth 150 kilometra nga bregu i shtetit federal amerikan Luiziana...

Roja bregdetare amerikane thotë se situata është nën kontroll dhe se do të dërgohen ekipe për pastrim. Rrjedhja ka ndodhur nga naftësjellësi, i cili lidh katër burime të naftës me platformën "Shell" dhe është formuar njolla, e cila është e gjatë disa kilometra.

Autoritetet amerikane lajmëruan se nuk ka të dhëna për të dëmtuar, por njoftuan se do t’a hetojnë në tërësi rastin për të analizuar edhe pasojat që do të ketë kjo rrjedhje në ambientin jetësor.