Botë

Në Brazil formohet Qeveria e re

13.05.2016 09:37

Ushtruesi i detyrës president i Brazilit, Mishel Temer dje ka formuar qeveri të re, njofton TASS...

Ceremonia e hyrjes në fuqi do të mbahet në rezidencën zyrtare të presidentit, pallati Planalto, në kryeqytetin e Brazilit.
 
Në fjalimin e parë para brazilianëve si president Temer deklaroi se prioritet i ri do të jetë gjallërimi i ekonomisë së Brazilit.
 
Zëvendëspresidenti i deritanishëm e ka ndërmarrë funksionin e presidentit, dje, pasi që Senati ka votuar për largimin nga funksioni të Dilma Rusefit në kuadër të procedurës për impiçment./mia