Botë

Roja bregdetare italiane shpëtoi rreth 900 emigrantë, kryesisht sirianë

13.05.2016 09:43

Roja bregdetare italiane dje prej dy anijeve afër bregut të Sicilisë, shpëtoi rreth 900 emigrantë, kryesisht sirianë. Në anije ka pasur edhe shtetas irakianë.

Komisariati i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatë kumtoi se ky rast paraqet tentimin më të madh për emigrim masovik nga Siria dhe Iraku drejt Italisë që nga fillimi i vitit.
 
Zëdhënësi i rojes bregdetare italiane deklaroi se nga njëra anije janë shpëtuar 515 persona, ndërsa nga tjetri 380 veta.
 
Tani për tani nuk është theksuar numri i saktë i kombësisë së emigrantëve.
 
Zëdhënësja e Komisariatit të KB-së deklaroi se sirianët dhe irakianët me siguri kanë ardhur nga Egjipti dhe jo nga Libia, pika tradicionale për largimin e shumicës së emigrantëve, që shkuan për në Itali.
 
Komisariati theksoi se në muajin prill në Itali kanë arritur më shumë emigrantë, se sa në Greqi, 9.149 ndaj 3.650, diçka që shënohet për herë të parë që nga maji i vitit 2015./mia