Botë
Gjenden pjesët e avionit të zhdukur para dy vitesh
13.05.2016 10:34
Dy pjesët e një avioni të gjetura në plazhet e Mauritanisë dhe Afrikës së Jugut me shumë gjasa i përkasin avionit...

Dy pjesët e një avioni të gjetura në plazhet e Mauritanisë dhe Afrikës së Jugut me shumë gjasa i përkasin avionit me numër fluturimi MH370 të “Malaysia Airlines”, siç bëjnë me dije autoritetet malaziase dhe australiane.
Ky është zhvillimi më i fundit në përpjekjet për të zgjidhur misterin e avionit që u zhduk në mars të 2014-ës.
Ai po fluturonte nga Kuala Lampuri në Pekin me 239 persona në bord, kur u zhduk nga radarët. Ekspertët besojnë se ai është rrëzuar në det pas ndryshimit të kursit.
Zbulimi çon në pesë pjesët e gjetura deri më tani nga avioni i “Malaysia Airlines” rreth Oqeanit Indian.
Ato po shqyrtohen në Australi, nga Byroja e Sigurisë në Transport dhe ekspertë të tjerë.
Gjatë një konference ditën e enjte, ministri malazias i Transportit, Liow Tiong Lai, pohoi se ekipi kishte konfirmuar se është pothuajse e sigurt se dy pjesët e gjetura rishtazi në Afrikën e Jugut dhe ishullin Rodrigues i përkisnin “Boingut 777”.
