Botë
Cameron: Korrupsioni shkakton ekstremizëm
13.05.2016 10:53
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, deklaroi se ndalimi i korrupsionit është i nevojshëm për të luftuar ekstremizmin...

Cameron i bëri këto komente gjatë Samitit anti-korrupsion në Londër, që është pjesë e përpjekjeve për të krijuar një angazhim më të madh global për të luftuar korrupsionin.
Më herët, Qeveria britanike bëri me dije se firmat e huaja që kanë prona në Mbretërinë e Bashkuar duhet të deklarojnë publikisht asetet e tyre për të shmangur pastrimin e parave.
“Çelësi kryesor është transparenca më e madhe. Shohim gjithnjë e më shumë vende që janë të gatshme të shkëmbejnë më shumë informacione për taksat apo pronat. Për herë të parë, Britania dhe disa vende të tjera do të bëjnë publik regjistrin e pronave, në mënyrë që të hetohet edhe nga të tjerët”, deklaroi Cameron.
Në të njëjtin kuadër me kryeministrin britanik, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se korrupsioni kërcënon vendet, sepse ushqen krimin dhe terrorizmin.
