Botë
Vdes gruaja më e vjetër në botë
13.05.2016 11:30
Susannah Mushatt, një afroamerikane me banim në Nju-Jork, ka ndërruar jetë në moshën 116 vjeçe...

Mushatt mbante rekordin si femra më e vjetër në botë.
Ndarja e saj nga jeta ia kalon “titullin” italianes Emma Morano. Gruaja nga Piemonte është po ashtu 116 vjeçe dhe njihet si më e vjetra në Europë.
Susannah Mushatt Jones, e lindur në Montgomery Alabama në vitin 1899, ka ndërruar jetë në një azil në Bruklin.
Ajo hyri në Librin e Rekordeve Gines vitin e kaluar, pas vdekjes së japoneze Misao Okava, 117 vjeçe./tv21
