Botë
Forcat turke të sigurisë kanë gjetur një bombë 200 kilogramësh në automjetin e PKK-së
13.05.2016 12:03
Forcat turke të sigurisë kanë zbuluar një bombë 200 kilogramësh në automjetin që i takonte luftëtarëve të Partisë Punëtore Kurde...

Forcat turke të sigurisë kanë zbuluar një bombë 200 kilogramësh në automjetin që i takonte luftëtarëve të Partisë Punëtore Kurde (PKK) në rrethin Siirt në pjesën juglindore të Turqisë, kumtoi televizioni turk NTV.
Forcat e sigurisë kanë kërkuar të kontrollojnë dy automjete në qytetin Bajkan në rrethin Siirt. Automjetet nuk kanë ndaluar, ndërsa udhëtarët prej tyre kanë hapur zjarr ndaj forcave turke të sigurisë.
Gjatë të shtënave, një ushtar është plagosur, ndërsa dy terroristë janë neutralizuar.
Ushtari i plagosur është transportuar me helikopter në spitalin shtetëror në Siirt.
Dy terroristë të tjerë janë larguar.
Forcat e sigurisë bëjnë operacion për gjetjen e tyre.
Gjatë kontrollit të dy automjeteve me të cilët kanë udhëtuar terroristët është gjetur një bombë 100 kilogramësh./mia
