Maqedoni

“Eurovizioni” 2016, mbyllet gjysmëfinalja e dytë, Maqedonia dhe Shqipëria jashtë finales

13.05.2016 12:24

Ka përfunduar mbrëmë gjysmëfinalja e dytë e “Eurosong”-ut...

Pas performancave të fuqishme dhe garës së ftohtë, juria dhe publiku kanë vendosur se cilat shtete do të jenë në finale.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Eneida Tarifa, dhe ajo e Maqedonisë, Kaliopi, nuk arritën të sigurojnë vendin e tyre në finale. Edhe kësaj radhe mbetën jashtë finales së Festivalit të Këngëve të “Eurovizion”–it për 2016-ën.

Disa vende ishin të pritshme, ndërsa të tjera erdhën surprizë, si përfaqësimi i Australisë me këngëtaren, Dami Im, e cila e çoi vendin e saj për herë të parë në gjysmëfinale.

Ashtu si në gjysmëfinalen e parë, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme janë ndjekur edhe performancat e tri shteteve që kualifikohen në finale automatikisht: Italia me Francesca Michielin, Gjermania me Jamie-Lee Kriewitz dhe Anglia me Joe dhe Jake, tri këngë që kishin një minutë për t’u prezantuar para publikut.