Botë
Belgjika nga 1 korriku do të fillojë me sulme ajrore mbi SHI-në në Siri
13.05.2016 13:33
Gjashtë aeroplanë belgë F-16 nga 1 korriku do të marrin pjesë në sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar mbi caqe të Shtetit Islamik në Siri...

Qeveria belge sot ka marër vendim për pjesëmarrje në koalicionin ndërkombëtar mbi nenin 51 nga Karta e Kombeve të Bashkuara për "mbrojtje legjitime të përbashkëta".
Aeroplanët-gjuetarë belgë do të fluturojnë nga baza në Jordani dhe do të hyjnë në hapësirën ajrore siriane nga lindje-verilindje, që të shmangen incidente me aeroplanët ushtarakë sirianë dhe rusë.
Aeroplanët ushtarakë belgë kyçen drejt koalicionit ndërkombëtar me ftesë të SHBA-së, e jo të autoriteteve siiane.
Me vendimin e ri qeveritar zgjerohet edhe prania territoriale e ushtarëve belgë në Irak, të cilët i kanë trajjuar forcat lokale të sigurisë./mia
