Botë

Shërbimet sekrete gjermane kanë dëshmi për kiber sulme nga Rusia

13.05.2016 15:29

Kancelarja gjermane për mbrojtjen e kushtetueshmërisë (BVF) ka dëshmi se Rusia qëndron pas serisë së kiber sulmeve...

Kancelarja gjermane për mbrojtjen e kushtetueshmërisë (BVF) ka dëshmi se Rusia qëndron pas serisë së kiber sulmeve që janë kryer viteve të fundit në vend, duke përfshirë edhe sulmin mbi sistemin elektronik mbi Parlamentin federal në Berlin vitin e kaluar.
 
"Një nga sulmet më agresive është 'Sofacy/APT28', vlerëson BVF, duke shtuar se ekzistojnë dëshmi   për kontroll shtetëror rus dhe mbi operacionin, i cili i ka infektuar kompjuterët gjermanë me virus të tipit "Trojan". 
 
Për dallim nga sulmi me virus kompjuterik t tipit "Sofacy", qëllimi i të cilit ka qenë të vjedhë dokumente, sulm tjetër nga softuer i quajtur "Sandworm" ka qenë i shfrytëzuar që të lihet jashtë përdorimit një sistem i tërë kompjuterik në caqet e sulmuara, thuhet në kumtesën e BVF-së.
 
"Krahas institucioneve qeveritare, qëllimi i sulmeve kanë qenë edhe kompanitë e telekomunikacioneve, firma për distribuim të energjisë si dhe universitetet", pohon shërbimi kundërzbulues gjerman.
 
Sipas ekspertëve për kiber luftim, dëmtimi i madh që ka ndodhur vitin e kaluar, ku një pjesë e kapaciteteve energjetike ishin përjashtuar nga sistemi, ka të bëjë me sulmin e "Sandworm".
 
Në sulmin e vitit të kaluar ndaj Bundestagut gjerman, ku është shfrytëzuar softueri "Sofacy" pësoi edhe sistemi kpmjuterik në zyren e kancelares Angela Merkel, përmes të cilit ligjet qeveritare përgatiten dhe dërgohen deri te Parlamenti./mia