Punëtori për modelin e financimit të Stacionit për trajtimin e ujërave të zeza

13.05.2016 16:20

Në punëtorinë për përcaktimin e modelit të ardhshëm për financimin e stacionit të trajtimit të ujërave të zeza në qytetin e Shkupit, u prezantua raporti nga analiza e Partneritetit Publik Privat dhe opsionet e rekomanduara...

Autoritetet theksuan se punëtoria ka si qëllim gjetjen e modelit që siguron shërbim me cilësi më të lartë dhe shpenzime më të ulëta.

“Punëtoria e sotme do të fokusohet në ato çështje që ndikojnë në integrimin e suksesshëm të mjeteve buxhetore si në nivel nacional po ashtu edhe në atë lokal, fondet private, huat e institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe financimi i mundshëm nga ana e Komisionit Evropian përmes fondeve të IPA-s. Gjithashtu do të paraqiten partneritetet publike private, si dhe analiza e rreziqeve  për çdo model të propozuar të partneritetit publik privat.”- deklaroi ministri i Ekologjisë, Bashkim Ahmeti.

“Unë shpresoj që kjo punëtori do të ofrojë udhëzime të dobishme në drejtim te arritjes së projektimit dhe menaxhimit, duke përfshirë edhe modelin e partneritetit publiko-privat. Ndërsa nga ai model i ardhshëm  pritet ndërtimi i Stacionit për trajnim të ujërave të zeza.”- tha kryetari i Qytetit të Shkup, Koce Trajanovski.

“Modeli i financimit të Stacionit të trajtimit të ujërave të zeza është një projekt i rëndësishëm për Qytetin e Shkupit. Ky projekt është i mbështetur nga Qeveria e Republikës së Francës, që qytetarët e këtij vendi të kenë një sistem modern për pastrimin  e ujërave për një periudhë të gjatë.”- theksoi ambasadorja franceze, Laurence Auer.

Në këtë punëtori u paraqitën modelet e mundshme të partneritetit publik privat, të cilat zakonisht aplikohen për projekte që kanë të bëjnë me ndërtimin e stacioneve për trajtimin e ujërave të zeza si dhe me analizën e rreziqeve për çdo model të propozuar të partneritetit publik privat. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)