Zv kryeministri Halili takon ambasadoren e BE-së, Suomalainen
Zëvendëskryetari për implementimion e MO-së, Festim Halili, realizoi takim me Ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen....

Në këtë takim të parë, zëvendëskryeministri Halili dhe ambasadorja Suomalainen biseduan për situatën politike në vend, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, përkatësisht pikat që dalin nga ky dokument paqësor dhe pika tjera që janë në interes të përbashkët.
Zëvendëskryeministri Halili vlersoi lartë bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së, sidomos gjatë përgatitjes së Analizës së Marrëveshjes së Ohrit për kohezion social . Ata konstatuan se rekomandimet që dalin nga kjo Analizë janë një bazë e mirë për të ardhmen dhe janë rezultat i punës gjithëpërfshirëse me institucionet përkatëse, sektorin joqeveritar, qarqet akademike dhe palët tjera të interesuara.
Ambasadorja Suomalainen theksoi se OSBE do të vazhdojë të mbështet realizimin e projekteve që kanë për qëllim implementimin e MO-së si një dokument i rëndësishëm për vendin.
Gjithashtu në këtë takim u bisedua edhe për krizën politike në vend, ku bashkërtisht u konstatua se është e nevojshme dalja nga kjo krizë dhe vendi të vendi të vazhdojë implementimin e reformave të nevojshme.
