Zgjedhjet e 5 qershorit, KShZ respekton rregulloren për zgjedhjet
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me punën rreth organizimit me procedurë të rregullt të zgjedhjeve të 5 qershorit, deri sa vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve mbetet në fuqi...

KShZ-së për t’i vërtetuar listat e kandidatëve për deputetë të dy partive tjera, LPM-së dhe PSD-së, te të cilat u konstatuan parregullsi, i ka mbetur kohë deri në mesnatë dhe deri atëherë KShZ nuk ka të dhëna se cili do të jetë vendimi përfundimtar. Në rast se verifikimi dështon dhe nuk pranohen kandidaturat tjera, atëherë VMDRO-DPMNE-ja mbetet e vetmja parti që do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 5 qershor.
Lista e zgjedhësve nesër duhet t’u dërgohet partive politike, nga të cilat priten ankesa dhe kërkesa për ndryshime. Sipas afateve të parapara për organizimin e zgjedhjeve të 5 qershorit, të dielën është dita kur vendoset për radhitjen e listave të kandidatëve, ku përsëri VMRO-DPMNE-ja është e vetme.
Ndërkohë, vetëm tre ditë përpara fillimit edhe zyrtarisht të fushatës zgjedhore, partitë e tjera kërkojnë alternativa për anulimin e datës së zgjedhjeve.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjithashtu duhet që deri në mesnatë të vendosë se sa shtetas që jetojnë në diasporë, me kërkesë të tyre kanë fituar të drejtën e votës, ku kandidatë të vetëm janë tre deputetë nga koalicioni VMRO-DPMNE.
