BDI i drejtohet kushtetueses, kërkon vlerësim për shpërndarjen e kuvendit
Bashkimi Demokratik për Integrim ka dorëzuar iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit për shpërndarje të kuvendit...

Me këtë iniciativë, BDI kërkon që vendimi të shpallet jokushtetues, duke bërë të mundur që Kuvendi të mblidhet përsëri.
Nga BDI thonë se tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese nëse do të shpëtohet shteti apo jo nga kriza politike.
Por, kështu nuk mendon Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, nga e cila thonë se para tre muajsh kishin dorëzuar një iniciativë të tillë në Gjykatën Kushtetuese.
Ata kundërshtojnë nismën e BDI-së, duke shtuar se si parti opozitare kishin paralajmëruar se deri te Gjykata Kushtetuese do të ngrenë nismë për ndryshim të vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Nga Lidhja Demokrate njëherit insistojnë në qëndrimin se ka bazë kushtetuese dhe juridike për rikonvokimin e kuvendit.
“Nëse ka nismë, të paktën nga 20, ndërsa në këtë rast po përpiqemi të grumbullohen 62 ose 63 nënshkrime nga deputetët që duan ose kërkojnë të thirret seancë e jashtëzakonshme e parlamentit, pas grumbullimit të këtij numri të nënshkrimeve, në mënyrë obligative kryetari i kuvendit do të thirr seancë, në të kundërtën, vetë deputetët munden të organizojnë dhe të mbajnë seancë.”- deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, i cili për këtë nismë ka kërkuar edhe mbështetjen e BDI-së, PDSh-së dhe LSDM-së, të cilat po ashtu nuk kanë parashtruar lista të kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 5 qershorit. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)
