Kupa e Maqedonisë: Rabotniçki kërkon trofeun e tretë rresht, Shkëndija të parin në finale e tretë

13.05.2016 19:43

Rabotniçki kërkon trofeun e tretë të njëpasnjëshëm të kupës, ndërsa Shkëndija të parin, në finalen e tretë...

Këto janë pritjet e trajnerëve dhe kapitenëve të të dyja skuadrave finaliste, në edicionin e 24-të të Kupës së Maqedonisë, që do të luhet të hënën në Shkup, mes Rabotniçkit dhe Shkëndisë. 

“Kuqezinjët” nga Tetova, janë favorit në letër, shkaku I formës së mirë në të cilën gjenden kohëve të fundit, por edhe fal ekipit shumë më cilësor, të përplotë me yje, të cilin e posedon ekipi I trajnerit Bruno Akrapoviç. Ai, është I mendimit se Shkëndija mund ti`a dal e të ndërpresë serinë e fitoreve në finale për Rabotniçkin.

“Më vjen mirë që jam këtu dhe kam mundësi të flas në emer të këtij klubi dhe para se gjithash të falënderoj ish-trajnerin Duro i cili ka mundësuar që të vijmë kaq larg dhe i cili ka bërë gjithashtu një pjesë të madhe të punës. E jona është që atë ta përfundojmë deri në fund. Jemi në formë të mirë, kemi rezultate shumë të mira, gjithë lojtarët janë të shëndoshë dhe do të mundohemi të japim gjithçka nga vetja që këtë seri të Rabotniçkit ta ndërpresim dhe të marrim trofeun në duart tona”, u shpreh trajneri I Shkëndisë, Bruno Akrapoviç.

Nga ana tjetër, kapiteni I “kuqezinjëve”, Ferhan Hasani, është I mendimit se ky është momenti ideal, që kupa e garës më massive, për herë të parë të shkoj në vitrinat e Shkëndisë në Tetovë.

“Normalisht kjo ndeshje për ne do të jetë historike. Unë jam i lumtur që sot gjindem këtu dhe do të jem në atë ndeshje. Kemi shumë respekt për kundërshtarët, por mendoj se ky është momenti jonë për të sjellë Kupën në Tetovë dhe për të shkruar historinë, pasi kjo Kupë mungon në vitrinat tona. Pres të jetë ndeshje e mirë, të ketë sa më shumë tifozë dhe të jetë një atmosferë që duhet t’i ngjajë një finalje të Kupës”, deklaroi kapiteni I Shkëndijës, Ferhan Hasani.

Ndërkohë, në taborin e Rabotniçkit, trajneri Tomisllav Franc dhe kapiteni Millan Ilievski, janë krenar që skuadra e tyre gjendet për herë të shtatë në finalen e Kupës, duke e kërkuar trofeun e pestë, apo të tretin të njëpasnjëshëm. Respekti për Shkëndinë, është I madh.

E respektojmë tejmase ekipin e Shkëndisë, por edhe ne I kemi ambicjet tona në këtë finale. Mendoj se nuancat do ta vendosin fatin e fituesit të kësaj finaleje dhe shpresoj që të fitojmë trofeun e pestë në historinë e skuadrës tonë, tha trajneri i Rabotniçkit, Tomisllav Franc.

Asnjë ekip deri më tani nuk ka arritur të fitoj tre herë rresht kupën. Shpresojmë që ne të jemi skuadra e parë që do të bëj këtë. Kemi respekt të madh për ekipin e Shkëndisë, pasi në rradhët e veta kanë emra të mëdhenj si Hasani, Nexhipi, Vujçiç e të tjerët”, deklaroi kapiteni I “romantikëve”, Ilievski.

Finaleja e 24-të e Kupës së Maqedonisë në futboll, mes Rabotniçkit dhe Shkëndisë, në program do të jetë të hënën me fillim në orën 20.00 dhe do të luhet në Arenën “Filipi i Dytë” në Shkup. (Mustafa Ademi, TVM2)