Celina vazhdon kontratën me Cityn

13.05.2016 19:33

Futbollisti kosovar Bersant Celina ka vendosur që të ardhmen e tij ta vazhdojë me Manchester Cityn...

Sulmuesi 19 vjeçar ka nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë atë në Etihad Stadium deri më 2020, transmeton Koha.net.

Ai është shprehur shumë i lumtur për vazhdimin e kontratës.

“Është një ndjenjë vërtet shumë e mirë, jam shumë krenar të nënshkruaj me klubin që e dua. Nënshkrova pasi dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe të shikoj të ardhmen time. Kam qenë këtu për katër vjet tashmë, dhe klubi ka ndryshuar shumë, dhe është duke u bërë gjithnjë e më konkurrues, arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që tregon se ky është një nga klubet më të mira në botë. Jam shumë i emocionuar të jem pjesë e së ardhmes së këtij klubi”, ka thënë Celina për faqen zyrtare.

Celina tashmë ka debutuar për ekipin e parë në ndeshjen e FA Cup kundër Norwichit në janar. Ai ka falënderuar për besimin trajnerin kilian Manuel Pellegrini.

Bersant Celina më parë e kishte konfirmuar se ka zgjedhur të luajë për Kosovën, për të cilën ka luajtur deri më tani dy ndeshje, duke e refuzuar kështu Norvegjinë.