Kosova pret të anëtarësohet edhe në FIFA

13.05.2016 19:54

Të gjithë shqiptarët anembanë botës, edhe më tutje jemi me sy e vesh nga Meksika, ku aktualisht është duke u mbajtur Kongres i 66-të i FIFA-s, e në të cilin do të diskutohet dhe votohet, për pranimin e Kosovës, në federatën ndërkombëtare të futbollit...

Në agjendën e Kongresit të parë që udhëhiqet nga presidenti i ri, Gianni Infantino, janë gjithsej 17 pika, ndërsa ajo për Kosovën është e 15-ta në rend të ditës.

Pasi para 10 ditësh u bë anëtare me të drejta të plota të UEFA-s, Kosova tani prêt që të jetë pjesë edhe e FIFA-s dhe me këtë, të ndërkombëtarizohet në nivel botëror, I gjithë futbolli kosovar.

Në kongresin e 66-të të FIFA-s, të parin nën drejtimin e presidentit të ri, Gianni Infantino, në rend të ditës janë disa çështje të ndryshme, ndërsa ajo që na tangon më së shumti neve, pa dyshim që është votimi për Kosovën, që kjo e fundit të jetë anëtare më e re, apo e 210-ta e FIFA-s.

Ndryshe, për tu bërë pjesë e FIFA-s, Kosovës, gjatë votimit do ti duhen gjithsej 103 vota pro, nga gjithsej 205 vende që kanë të drejtën e votimit, apo më mirë thënë, 51% të votave. (Mustafa Ademi, TVM2)