“Revulucioni laraman”, duam paga më të larta jo përmendore të larta
Revulucioni laraman protestoi edhe sonte në kryeqendër, kësaj rradhe siç u tha kundër padrejtësive sociale, prandaj edhe motoja e protestës së sontme ishte dëshiroj pag më të lartë e jo përmendore përmendore më të larta...

Protestuestuesit u shprehën të revoltuar për shkak të pagave të ulëta, abuzimin e punëtorëve sidomos në fabrikat e tekstilit dhe këpucëve, ndërsa u theksua se libreza e partisë ka barazinë e cilësisë aktualisht në shoqërinë tonë, prandaj rinia po braktis vendin.
“Për momentin jetojmë në shgtet në të cilin 600 mijë qytetar tanë janë shpërngulur. Ata ishin të ngulfatur në skamje dhe të irituar se nuk u është ofruar më shum. Ata janë njerzit tanë të cilët ne i duam dhe mund të bënin shumë për këtë shtet por këta që e udhëheqin këtë shtet po na kthejnë në kohrat e barokut, po na kthejnë pas”- tha njëri nga protestuesit.
Në shenjë revolte protestuesit hodhën ngjyrë ndaj agjencionit për punësim dhe Minsitrisë së ekonomisë. U protestua edhe në qytete tjera të vendit, ndërsa kërkesat mbeten të njeta shtyerja e zgjedhjeve dhe tërheqja e vendimit të presidentit Ivanov për faljen e politikanëve.
Ndërsa në Manastir dhe qytete tjera porotestoi edhe Lëvizja qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë, e cila mbështet politikat e VMRO-DPMNE-së. (Rexhep Qamili, TVM2)
