Maqedoni

Afrohen ethet e maturanteve, provimi shteteror dhe ai ekstern ne qershor

14.05.2016 13:31

Fillojnë ethet e maturës shtetërore dhe testimit esktern. Maturantëve u kanë mbetur më pak se një muaj të përgatiten për të dhënë maturën shtetërore...

Ata me datë  4, 9, 13 dhe 15 qershor do t’i nënshtrohen testimeve të lëndës nga gjuha amtare, matematika, gjuhë të huaja dhe nga lënda  zgjedhore. Maturantët e anketuar nga TVM-2  thonë se në këtë periudhë  po përgatiten me të madhe për të korrur  rezultate sa më të mira nga ky testim. 
 
“Po kemi filluar me përgatitjet e maturës shtetërore. Ato pyetje që i  kemi të paqarta po konsultohemi me profesorët, ata na tregojnë dhe ushtrojmë për çdo ditë”...
 
“Faktikisht ne kemi marr nje mostër të maturës shtetërore dhe jemi duke u përgatitur, dhe veçmë kemi filluar me ushtrimet me profesorët për shkak se jemi në fund dhe tash e kemi edhe maturën shtetërore. Mendojmë se do të kemi sukses tia dalim maturës shtetërore"...  
 
“Pyetjet i kemi marr nga fusha të ndryshme edhe prej internet dhe profesorët na kanë ndihmuar dhe sot e kemi lëndën e biologjisë dhe jemu duke u bërë gati për provimet e maturës të cilët i kemi në qershor”, thanë maturantët e anketuar.
 
Nga stafi menaxhues pranë shkollës së mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” thonë se interesimi më i madh i nxënësve është për lëndën e biologjisë. 
 
“Tash Është ajo faza përgaditore dihet se profesorët e lëndës së gjuhës dhe letërësisë shqipe  pas mbarimit të vitit shkollor me maturantët ato I mbledhin dhe punojnë që të dalin më të sukseshëm. Tash nga ana jonë është kjo mundësi, ne përmes kolegëve mundohemi që ti ndihmojmë duke i përgatitur nxënësit”, tha Sherif Selimi, ndihmës drejtor “panço karagjozov” mjeksi.
 
Nga Qendra Shtetërore e provimeve,  njoftojnë se këtë vit  maturës shtetërore do t’i nënshtrohen gjithësej 16.859 nxënës, ndërsa testimit  ekstern gjithësej 190 mijë nxënës , dhe kjo nënkupton :nga klasa e katërt deri  në vitin e  tretë  të shkollës së mesme. Testimi esktern do të realizohet me datë 7,8,10 dhe 11 qershor, ndërsa autoritet e kësaj qendre shprehin gatshmëri të plotë për ti realizuar  të dy procesat e testimit. 
 
“Sa i përket maturës shtetërore gjitha proceset vijojn si në vitet e kaluara edhe këtë vit, diçka problematika nuk ka pasur edhe këtë vit shpresojmë që gjithçka do të jetë në rregull si në organizim si në realizim. Tani sa për ketë testimit esktern në afatin e qershorit do ti nënshtrohen 190.000 nxënës dhe përmbajtja e pyetjeve do të jetë nga materialet të cilët janë paraparë të ndjeken përgjatë vitit shkollor dhe nuk ka diçka jashtë tematikave dhe nuk besoj se do të ketë probleme sepse gati 1 vit merremi me analiz kontroll për ktë çështje dhe mund të themë se këtë vit jemi më të përgaditur nga vitet e kaluara”, tha Mirushe Ahmeti, qendra shetërore për provime.
 
Rezultatet e maturës shtetërore do të publikohen 30 ditë pas përfundimit të testimit , ndërsa 2 javë më vonë  do të publikohen rezultatet e testimit ekstern. Për këtë projekt janë angazhuar  rreth 2 mijë mësimdhënës të cilat do të jenë  testator dhe rreth 200 persona të tjerë si vëzhgues. Nota mesatare e nxënësëve për 2015 ishte 3.26.
 
REXHEP QAMILI