Ekonomi
Ekspertët ekonomik: Kriza politike, pasoja për ekonominë e vendit
14.05.2016 14:06
Me stërzgjatjen e situates politike e cila ka kapluar vendin, ekziston edhe rreziku për devalvim të denarit, vlerëson eksperti ekonomik Arben Halili...

Por sipas tij momentalisht ka vetëm një krizë psikologjike tek qytwtarët. Në rast të devalvimit, pasojat nuk do të ndjehen vetëm për qytetarët por edhe për kompanitë të cilat kanë marrëdheënie pune me vende ku punohet me deviza.
“Megjithëse për momentin më shumë mund të themi që është një çështje më tepër psikologjike e cila mund të bartet edhe si një krizë e përgjithshme, sepse qytetarët veçmë kanë filluar me tërheqjen graduale të mjeteve financiare veçanërisht atyre devizore të cilat drejtëpërsëdrejti më pas do të kishin një ndikim në devalvimin e denarit dhe në këtë drejtim edhe në ekonominë në përgjithësi.Vetë pasojat nuk do të ishin vetë[m për qytetarët të cilët kanë tërhequr mjetet, por për ekonominë dhe me theks të veçantë për kompanitë të cilat kanë të bëjnë me shitblerje me vende të huaja”, Arben Halili, ekspert ekonomik.
Halili apelon deri tek politikanët për zgjidhje sa më të shpejt të kësaj krize politike, pasi që po rëndon ekonominë vendore, ndëlrsa vazhdimi i saj mund të ketë pasoja të rënda.
“Vazhdimi i krizës politike nukdo të ishte një sinjal i keq vetëm për investitorët e huaj potencial por do të jetë një sinjal, respektivisht një goditje e rëndë edhe për ekonominë vendore në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe sigurisht që do të kishte implikacione nga më të ndryshmet, prandaj është e patjetërsueshme gjetja e një zgjidhje të shpejtë në asperktin politik që të kishim një qetësi ose një rehati më të mirë ekonomike”, shtoi Halili.
Lidhur me pasojat e krizës npë ekonomi, guvernatori Bogov para disa ditësh theksoi se në vend të rritjes se planifikuar prej 3.5%, ajo do të ulet në 1.6%. Ndërsa nga shoqata e bankierëve informuan se qytetarët nga bankat dhe kursimoret kanë tërhequr depozita në vlerë prej 3,6 miliardë denarëve ose 1,6 për qind nga depozitat e përgjithshme.
ERSAN PAJAZITI
