Botë

Siri, 15 persona të vdekur pas bombardimeve

14.05.2016 14:39

Nga sulmet ajrore, të ndërmarra në qendër të qytetit sirian, Idlib dhe në rajonin Eriha, zona këto të kontrolluara nga opozita...

Nga sulmet ajrore, të ndërmarra në qendër të qytetit sirian, Idlib dhe në rajonin Eriha, zona këto të kontrolluara nga opozita, në veriperëndim të vendit, kanë humbur jetën 15 civilë dhe janë plagosur 28 të tjerë.
 
Abdulkerim Ahdar, një prej zyrtarëve të mbrojtjes civile në Idlib, deklaroi se avionët luftarakë të regjimit të Bashar al Asadit kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj vendbanimeve civile në qendër të Idlibit. Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 15 persona dhe janë plagosur 28 të tjerë.