Botë

Obama, shqetësim për praninë ushtarake Ruse në Baltik

14.05.2016 14:57

Prania e shtuar ushtarake e Rusisë ishte në fokus të takimit të presidentit amerikan, Barack Obama, dhe pesë liderëve të vendeve të rajonit nordiko-baltik...

“Ne jemi të bashkuar në shqetësimin tonë për praninë dhe sjelljen agresive në rritje të ushtrisë së Rusisë në rajonin nordiko-baltik”, tha mbrëmë në Uashington presidenti Obama, në fund të takimit me zyrtarët e lartë të Danimarkës, Islandës, Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë.
 
Mëtutje, ai ka theksuar se të gjashtë shtetet u pajtuan për nevojën e mbajtjes së sanksioneve kundër Rusisë.
 
Më herët Obama ka theksuar se derisa ka gatishmëri për uljen e tensioneve, Uashingtoni, po ashtu, do të jetë i përgaatitur për ta kundërtshuar çfarëdo agresioni të perceptuar të Rusisë.
 
Në deklaratën e përbashkët, të gjashtë vendet kanë shprehur shqetësim për aksionet e Rusisë në rajonin e Detit Baltik, përfshirë “sjelljen e pazakonshme atomike, ushtrimet e padeklaruara dhe aksionet provokuese të aeroplanëve dhe anijeve ruse”.
 
Ky takim u mbajt disa orë pasi filloi ndërtimi i themelit për një kapacitet të ri në kuadër të mbrojtjes kundërajrore të NATO-s në Evropë, në pjesën veriore të Polonisë. Një kapacitet i ngjashëm është përuruar në Rumani para dy ditësh.