Besimi dhe Poposki nesër në takim me Fylen
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot do të qëndrojnë për vizitë pune në institucionet evropiane në Bruksel........

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot do të qëndrojnë për vizitë pune në institucionet evropiane në Bruksel.
Siç kumtoi MPJ-ja, gjatë vizitës Besimi dhe Poposki do të kenë takim të përbashkët me komisionerin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, në të cilin do të bisedohet për plotësimin e prioriteteve kyçe nga Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë (DINL), si dhe për organizimin e mbledhjes së ardhshme të DINL, menjëherë pas zgjedhjeve.
Në mbledhje, gjithashtu do të shqyrtohen perspektivat e procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë në vitin 2014.
Janë parashikuar edhe takime të ndryshme me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane.
