Maqedoni

Polici shtypet nga vetura

14.05.2016 15:25

Një polic nga Tetova, dje në rrugën "Marshall Tito" është shkelur nga vetura e tipit "Ford Mondeo" gjatë tentimit për ta ndaluar...

Me veturën ka drejtuar J.K.(35) nga Tetova, i cili fillimisht ka ikur nga vendngjarja, pastaj është kapur dhe është arrestuar nga ana e forcave policore.
 
Polici është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku i janë konstatuar lëndime të lehta trupore.
 
Po ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit./mia