Maqedoni
Osmani: BDI vendosi të bojkotoj 5 qershorin bazuar në vlerësimet e KSHZ-së dhe ndërkombëtarëve
14.05.2016 16:00
Vendimi i BDI-së për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit nuk varet nga kalkulimet e partive politike...

Vendimi i BDI-së për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit nuk varet nga kalkulimet e partive politike, por bazohet në vlerësimin e KSHZ-së dhe të monitorimit të faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet.
Keshtu ka sqaruar Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. Ai tha se vlerësimi i fundit i KSHZ-së se numri i votuesve në njësitë zgjedhore nuk është në përputhje me kodin zgjedhor është një argument shtesë që do t’i shtohet iniciativës së BDI-së për rishikimin e kushtetueshmërisë së shpërndarrjes së kuvendit.
"Vlerësimi i djeshëm i komisionit qendror zgjedhor i realizuesit të vetëm të zgjedhjeve e rembullakson në mënyr argumentet se nuk ka kushte për zgjedhje kredibile më 5 qershor,por ajo qfar është me rëndësi se kjo jep edhe një argument shtes iniciativës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë vendimit për shpërbërje të parlamentit, dhe kjo të hënën mund të materializohet në një iniciativ të re një argument të ri deri te gjykata kushtetuese për shqyrtimin e zgjedhjeve të 5 qershorit", tha Bujar Osmani, zëdhënës i bdi-së.
Vetëm një zgjidhje konsenzuale e nxjerr vendin nga kriza, vlerësojnë nag BDI, e cila zgjidhjen e sheh nëpërmjet riaktivizimit të kuvendit dhe me mbështetje të faktorit ndërkombëtar.
"Komuniteti ndërkombëtar është i sinqert në tentimin për të gjetur një zgjidhje,edhe ne ndajmë vlerësimin me ta se vetëm një zgjidhje konsensuale e pranueshme nga te gjitha palët gjithëpërfshirëse mundë ta përmbyll këtë krizë,ashtu që iniciativa për të rikthy parlamentin dhe për të rikthy dialogun dhe gjetjen e një zgjidhje të përbashkët nuk ka alternativ. Zgjedhjet natyrisht se janë e vetmja mënyr për të mbyllur krizën por vetëm zgjedhjet të cilat do të jenë gjithë përfshirëse dhe do të jenë kredibile dhe të jenë të,pranuara nga komuniteti ndërkombëtar", shtoi Osmani.
Është koha që të gjindet një zgjidhje, pasi që kriza është stërzgjatur dhe pasojat mund të jenë të rënda për vendin, thekson Osmani duke paraqitur qëndrimin e integristëve.
GJYLTENE SINANI
