Maqedoni

Analistët: Hajndell, shpresë për tejkalimin e krizës

14.05.2016 16:27

Ardhja e diplomatit të ri sigurisht se do të implementojë metoda të reja për dalje nga krizës politike dhe ndoshta në të ardhmen...

Ardhja e diplomatit të ri sigurisht se do të implementojë metoda të reja për dalje nga krizës politike dhe ndoshta në të ardhmen, nëse nuk ka ndonjë hap pozitiv drejt krizës, faktori ndërkombëtar do të zhvillojë diplomaci më shtrënguese ndaj aktorëve politik.
 
Kështu komentojnë analistët politik pritshmëritë e mundshme nga inkuadrimi i emisarit Hajndel në tejkalimin e krizë spolitike.
 
“Ardhja e emisarit të ri do të përcjell mesazh me direkt ndaj aktoreve politik dhe jam i bindur se zhvillimet do të marrin një kahje tjetër, për shkak se metoda është më direkte më kërcënuese do të thojsha, por nuk  është instrument i fundit, ne jemi dëshmitarë se kohëve të fundit përmendeshin edhe forma tjera të sanksioneve ndaj shtetit dhe politikës dhe sigurisht kjo do të jetë paralajmërim i parafundit  ndoshta edhe mund të vijmë deri në atë fazë por mvaret edhe nga qasja e aktorëve politik”, tha Bashkim Bakiu, analist politik.
 
“E shof pozitiv dhe faktet flasin se ka lëvizje, dje kishim inciativë të BDI-së në Gjykatën Kushtetuese ndërsa shohim edhe njëfarë zbutje në vokabularin e VMRO se për eventualisht pjesëmarrje në zgjedhje, ato edhe prezantimin e listave para KSHZ-së e prezentuan si pjesë të procesit por nuk ishin decid se nuk ka hapsirë për marrëveshje”, tha Albert Musliu, analist politik.
 
Me një diplomaci më të ashpër mund të arrihet deri te rezultati i nevojshëm, që janë mbledhja e parlamentit dhe tërheqja e vendimit të presidentit pët abolim të funksionarëve të dyshuar për krime, thonë analistët.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU