Botë

Kosove AAK dhe Nisma protestuan

14.05.2016 16:55

Protestën gjithpopullore të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën..

Protestën gjithpopullore të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, në sheshin skenderbeu në prishtin mblodhi numër të madh të qytetarëve, për të kundërshtuar dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe qeverisjen aktuale në Kosovë.
 
Protesta e dy subjekteve opozitare ishte organizuar me qëllim që të kundërshtojnë Qeverisjen aktuale të Kosovës, të cilën e quajnë pa legjitimitet, si dhe në kundështrim të marrëveshjeve mbi demarkacionin dhe Asociacionin. 
 
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij para protestuesve, tha se Kosova po përjeton trazira prej siç tha ai, pushtetarëve të korruptuar që po ua humbin shpresën qytetarëve. 
 
“Ne jemi po ky popull që e ngriti Kosovën në vitin 1999.gjysma e jon jemi përndjekur barabrisht prej kosove,por dhe jemi kthy fitues,ne jemi po ata ballkani gjeti paqe duke ju dhan e drejta shqipëtareve pra jemi më[ të qetë në ballkan se e drejta shqipëtarëve iu dha”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së
 
Kreu i NISMAS Fatmir Limaj Theksoi se kjo Qeveria e kosoves po bën pazare duke falur tokë për vizat. limaj para protestuesve tha se “Ne i dojmë vizat por nuk e japim tokë".
 
“Po i marrin vizat e po i japin tokë, kështu po na dojnë dhe ne këtu sot jemi në këtë shesh me i than ne i meritojmë vizat dhe asnjë centimetër tokë nuk e japim”, tha Fatmir Limaj, kryetar i Nismës.
 
Haradinaj dhe Limaj para protestuesve than se zgjidhja e vetme e kësaj gjendjeje janë zgjedhjet e parakohshme përmes së cilave kanë thënë se qytetari do të jetë ai që do të qeveris me vendin.
 
Në këtë protestë nuk ka marrë pjesë Lëvizja Vetëvendosje, e cila vetëm një ditë pas paralajmërimit të kësaj proteste, i ishte ndarë bllokut opozitar.
 
GJYLTENE SINANI