LSDM, Mançevski: Urgjentisht të mblidhet kuvendi i R.M
LSDM-ja kërkoi që urgjentisht të mblidhet Kuvendi republikan dhe të vazhdojë me punë...

LSDM-ja kërkoi që urgjentisht të mblidhet Kuvendi republikan dhe të vazhdojë me punë, duke pasur parasysh, siç thonë nga kjo parti, se zgjedhjet e planifikuara për 5 qershor nuk do të mbahen.
"Zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë. Kështu dje konstatoi edhe KSHZ-ja. Edhe diaspora tha jo për zgjedhje. Në pajtim me të dhënat zyrtare të KSHZ-së në diasporë për votim janë regjistruar gjithsej 4.848 votues. Kjo do të thotë se edhe nëse Gruevski me forcë dëshiron të mbaj zgjedhje, në diasporë nuk do të organizohet votimi", tha Damjan Mançevski, nënkryetari i LSDM-së.
Nga LSDM-ja përveç kërkesës për mbledhjen urgjente të Parlamentit kërkojnë edhe anulimin e menjëhershëm të vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për abolim.
Nga kjo parti thonë se pa plotësimin e këtyre dy kushteve nuk mund të vazhdojnë bisedimet.
