Maqedoni

VMRO-DPMNE: LSDM shpik mënyra, që të mos përballet me popullin

14.05.2016 17:32

VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të LSDM-së...

VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevski se nuk do të mbahen zgjedhjet më 5 qershor, duke theksuar me këtë rast se kjo është pasqyrë e fundosjes së kësaj partie.
 
“Presi i sotëm i Damjan Mançevskit është vetëm konfirmim i anketave të fundit, në të cilat shihet se LSDM-ja është në agoni dhe fundoset gjithnjë e më thellë”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
 
Në kumtesë theksohet se dje anëtarët e LSDM-së janë nënshkruar në listën zgjedhore, duke konfirmuar, siç theksojnë nga partia, se gjithë konstruksioni me fantoma të shpikura ka qenë vetëm produkt i Fabrikës për afera të partnerëve në krim Zaev dhe Çaush.