Maqedoni

Qyteti i Shkupit në aksion për pastrimin e përmendoreve

14.05.2016 17:42

Qyteti i Shkupit filloi me pastrimin e objekteve dhe përmendoreve që ishin pre e revolucionit “Laraman”...

Porta triumfale u pastrua nga “Muzeu i luftës maqedonase”.
 
Përpos të punësuarve në firma për pastrim që ishin angazhuar nga Qyteti i Shkupit, objektet dhe përmendoret u pastruan edhe nga disa qytetarë që thonë se janë organizuar vetë për të mbrojtur figurat historike nga poshtërimi.
 
Për sot përsëri është paralajmëruar marshi i zakonshëm i lëvizjes “Protestoj” dhe pritet të shihet nëse objektet përsëri do të jenë cak i tullumbaceve me ngjyrë.