Maqedoni
Qytetarët të shqetësuar nga kriza politike
14.05.2016 17:57
Kriza politike në vend gjithsesi ka zgjuar interesimin e qytetarëve, të cilët madje thonë se zhvillimet e fundit i ndjekin me shqetësim të madh...

Sipas tyre duhen ndërmarë masa urgjente për tejkalimin e krizës politike e cila për fat të keq, është e shtresuar në më shumë dimensione.
Ata më shumë kanë drojë se kriza politike mund të reflektohet negativisht në përkeqsimin e gjendej së sigurisë dhe ndaj zhvillimit ekonomik të vendit.
“Kriza politike momentalisht është shqetëseues në të gjitha sferat, pro besoj që ndoshta në ndonjë të ardhme do të zgjidhen këto probleme pasi që të gjithë të rinjtë e kan problem të punësohen ose të gjithë mendojnë të dalin jashtë dhe nuk është një gjë e mire”…
“Kriza është shumë shqetësuese dhe ndikon shumë ne ekonominë , etj, qytetarët kanë frikë të mos del prej kontolli, qytetarëve u duhet një jetë më e mirë”…
“S’ka punsim, s’ka ardhmëri, ka stagnu puna e njerëzve”...
“Kriz, është për gjithkënd. Kriza ma e keqe është për ne. Kriza vazhdon ende, pa u bashkuar populli shqiptar, do të jetë problem”, thanë qytetarët e anketuar.
Edhe ata që nuk pranojnë të prononcohen para kamerës shprehen të shqetësuar sidomos nëse kriza do të shkaktojë vonesa në marrjen e pensioneve, ndihmës sociale, apo pagave mujore, të cilat thonë se I kanë burim të vetëm të egzistencës.
Prandaj qytetarët apelojnë deri te politikanët që të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë për krizën politike, me çka vendi do të fitonte stabilitetin e nevojshëm dhe kthimi në agjendë I proceseve integruese në BE dhe NATO.
BELINDA KOKA ADEMI
