Maqedoni

In memoriam; Tetovë varroset neuropsikiatri i njohur Shani Miftari

14.05.2016 18:05

Mbrëmë pas një sëmundje të shkurtër e të rëndë, në moshën 62 vjeçare ka ndërruar jetë neurologu i njohur Shani Miftari...

I ndjeri, u lind më më 26 mars 1954.Studimet e mjekësisë dhe specializimin i ka kryer në Shkup.
 
Për shumë kohë ka qenë ndër  i neuropsikiatrit e rrallë – shqiptarë në Spitalin klinik të Tetovës. Vitet e fundit ishte angazhuar edhe në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës.
 
Varrimi u bë në vendlindjen e tij në Reçicë të Madhe.