Botë

Bangladesh, së paku 50 të vdekur pas goditjes së vetëtimës

14.05.2016 18:13

Së paku 50 persona kanë vdekur në Bangladesh, pasi që janë goditur nga vetëtimat gjatë dy ditëve të kaluara...

Pjesa më e madhe e viktimave ishin bujq, të cilët o goditën nga vetëtimat përderisa ishin duke punuar në arat e tyre.
 
Stuhitë me shkarkime elektrike janë dukuri e shpeshtë në Bangladesh, por këtë vit këto stuhi ishin tejet të fuqishme.
 
Ekspertët sugjerojnë se ky fenomen mund të jetë pasojë e ngritjes së temperaturave dhe prerjes dhe shkatërrimit të pyjeve.
 
Stuhitë goditën Bangladeshin pas valës së nxehtësisë, me të cilën u përball vendi. Që nga marsi, rreth 90 persona kanë humbur jetën si pasojë e vetëtimave.