Maqedoni

“Revolucioni laraman” vazhdon me protesta

14.05.2016 18:21

Lëvizja Civile “Protestoj” vazhdoi “Revolucionin laraman” në Shkup...

Protesta si zakonisht filloi përpara Prokurorisë Speciale Publike ku edhe njëher iu dha mbështetje këtij institucioni.
 
Protestuesit si zakonisht  kerkojne dorëheqjen e menjehershme te presidentit ivanov, tërheqjen e vendimit për faljen e 56 politikaneve, shtyerjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamnetare, kyçjen e sektorit civil në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike dhe formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë reformat nga raporti i PRIBE-së.
 
Nga Revulicioni laraman nuk e kanë ndërmend të ndalen me protestat e tyre deri sa siç thon ata kërkesat e tyre të plotësohen dhe më në fundë demokracia dhe drejtësia të dalin në pah.
 
Ata thonë se edhe përkundër presioneve dhe kërcnimeve të shumta që kanë nuk do të ndalen së kërkuari lirin.  
 
Nga Lëvizjes civile “Protestoj” shprehen të vendosur se protestat do të vazhdojnë për çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
 
Tani për tani kaq nga kjo protestë me informacione më të hollësishme do t’ ju njoftojmë në edicionin e rradhës.
 
GJYLTENE SINANI