Promovim i projekteve rajonale me grant skema
Programi GIZ për zhvillim rajonal ekonomik në Maqedoni (GIZ RED) sot do t'i prezantojë projektet rajonale që përgatiten në kuadër të grant skemës të kushtëzuar me performansë në vlerë prej 400.000 eurove..........

Programi GIZ për zhvillim rajonal ekonomik në Maqedoni (GIZ RED) sot do t'i prezantojë projektet rajonale që përgatiten në kuadër të grant skemës të kushtëzuar me performansë në vlerë prej 400.000 eurove.
Grant skema paraqet instrument të ri për mbështetje, e cila duhet të shërbejë si mjet për mësim me qëllim që të ndihmojë në këshillat dhe qendrat për zhvillim në të gjitha tetë rajonet planore në Maqedoni në përmirësimin e punës së tyre gjatë përgatitjes së dokumentacionit teknik për projekte me probleme me peshë rajonale dhe më vonë për marrje të mjeteve për zhvillim rajonal nga BE-ja dhe burime të tjera financiare.
Qëllimi është që të promovohet rëndësia e zhvillimit rajonal dhe të prezantohen përvojat në zbatimin e instrumenteve inovative të bazuara në performansat e realizuara për identifikim, përzgjedhje dhe zhvillim të projekteve në mënyrë participuese dhe transparente.
Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë, të organizatave ndërkombëtare, kryetarë komunash, të Qendrave për zhvillim të rajoneve planore dhe mediat.
