Maqedoni

“Revolucioni laraman” protesta dedikuar shpërbërjes së parlamentit

14.05.2016 20:42

Revulucioni Laraman u mblodhën para ndërtesës ku është e vendosur Prokuroria special publike për të vazhduar marshin drejt Kuvendit të Republikës së Maqedonisë...

Në rrugë para gjimnazit Josip broz Tito me ngjyrë vjolce një pjesë e protestuesve kanë shkruar një mesazh të madh “Të mblidhet Kuvendi".
 
Ata kërkojnë që Kuvendi të mblidhet sa më shpejt dhe të shtyj zgjedhjet, ngase vlerësojnë se tani më të gjithë e kanë të qartë se nëse ato mbahen më 5 qershor nuk do të jenë të drejta dhe demokratike.
 
Pas protestës para kuvendit, marshi vazhdoi drejt qeverisë së Maqedonisë duke brohoritur “Nuk ka drejtësi nuk ka paqë“.
 
Disa nga protestuesit mbajtën fjalime, ndërsa janë lëshuar edhe ‘bombat’ e opozitës. 
 
“Protestoj sepse të hollat nga tatimet tona i harxhojnënë mënyrë të pa përgjegjshme. Janë votuar 540 ligje të propozuara nga qeveria, ndërsa 350 ligje janë miratuar me procedure të shkurtë. Kush I ka pyetur qytetarët për këto ligje. Në këto 10 vite I kanë uzurpuar mediat dhe shesin mjegull”, tha Borjan Gjuzellov, politikolog.
 
Protestuesit thonë se do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.Protestat ishin të qeta dhe pa incidete.
 
GYLTENE SINANI