Maqedoni
Mot i ndryshueshëm dhe i ngrohtë
15.05.2016 12:09
Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira, pasdite me reshje lokale të shiut dhe me bubullima të rralla...

Do të fryejë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri 10 gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 27 gradë Celsius.
Në Shkup, mot i ngjashëm, me vranësira maesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut dhe bubullimës.
Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 8 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 24 gradë.
UV indeksi do të ketë vlerën 6.
Edhe në dy ditë të para të javës së ardhshme në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa temperaturat do të ulen.
Nga mesi i javës do të jetë stabil me rritje të temperaturës ditore./Mia
