Botë

Eurovision 2016, fituese Jamala nga Krimea që përfaqësoi Ukrainën

15.05.2016 12:58

Ukraina e përfaqësuar nga Këngëtarja Jamala nga Krimea është fituese e Festivalit Europian të Këngës, “Eurovision” të këtij viti...

Në natën finale të zhvilluar në Stokholm të Suedisë, Kënga fituese “1944” siguroi 534 pikë, ndërsa i dedikohej deportimit të tatarëve nga krimea nën regjimin e Stalinit.
 
Në vendin e dyt u rradhit Australia me 511 pikë,ku Shqipëria e  vlerësoi me 12 pikë këngën e Australisë  ndërsa këngëtarja Dami Im në shenjë falenderimi ka bërë shqiponjën, edhe Rusia në vendin e tretë, me 491 pikë, edhe pse ishte pretendentja kryesore për ta fituar garën.
 
Jamala është këngëtarja e parë e etnisë tatare nga Krimea, që performoi në një festival të tillë, ndaj dhe shkaktoi pakënaqësi përpara shfaqjes finale për shkak se kënga e saj cilësohej si “politike”.
 
Kjo sepse kënga i referohej vitit kur Stalini deportoi thuajse të gjithë grupin etnik nga rajoni i tyre ku kishin lindur, Krimea, në atë kohë pjesë e Bashkimit Sovjetik, ndërsa më pas u bë pjesë e Ukrainës, deri para pak vitesh kur Putin e rimori sërish nën pushtetin e Kremlinit.
 
Pas marrjes së çmimit, Jamala mes emocionesh ka falënderuar Europën për votat që i dhanë këngës së saj, ndërsa shtoi se “në fakt ajo kërkon paqe dhe dashuri për të gjithë”.
 
“Është fantastike. E dija se po të flisje për të vërtetën, ajo i prek thellë ndjenjat e njerëzve”, tha Jamala, fituese e Eurovision 2016
 
Në festivalin evropjan të këngës morën pjesë edhe Maqedonia dhe Shqipëria  ku Shqipëria u vlersua vetëm me 45 pikë për këngën PËRRALLA  të interpretuar nga Eneda Tarifa të cilat nuk ishin të mjaftueshme për tu kualifikuar në natën finale.
 
GYLTENE SNANI