Maqedoni

Konkurs për kuadër në shkollën e mesme “Saraj”, Gjureci: Shkolla më 1 shtator fillon me punë

15.05.2016 13:07

Shkollla e mesme në “Saraj” pritet të fillojë me punë me 1 shtator të këtij viti...

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit Bedri Gjureci, po punohet me përkushtim për ti arritur  të gjitha afatet ligjore për fillimin e vitit të ri akademik.
 
Gjureci tha e në bazë të numrit prej gjashtë paraleleve të caktuara me plotësimin e konkursit të MASH-it të publikuar me date 6 maj,  për vitin e parë nevojiten 17 profesorë.  
 
Por sipas datave të përcaktuara nga MASH dhe Qyteti i Shkupit, planifikimi dhe verifikimi i kuadrit për të gjitha shkollat e Shkupit bëhet nga 15 gushti deri më 15 shtator. 
 
“Me ligj sipas ministriesë së arsimit dhe qytetit të shkupit  me 1 shtator mësimëdhënësit do të jenë aty  mandej shpallet konkursi si tek të gjithë shkollat e mesme të qytetit të shkupit edhe shkollëmn e mesme saraj do të funksionoj ashtu .Eshtë një numër I madhë për 18 apo 19 vende pune që do të konkurojn. Deri më tanI 60 persona janë paraqitur është një fluks I madh për të dhënë mësim në këtë shkollë. Të gjithë kuadrot do të jenë minimum profesor në lemi profesionale dhe do të bëjmë përzgjedhjen më të mirë pse edhe jo magjistrat edhe këshut me rradhë me tituj të lartë që ky institucionë të ngjajë si një institucionë evropian”, tha Bedri Gjureci, drejtor i shkollës së mesme “Saraj”. 
 
Në shkollen e mesme ne Saraj 4 paralele do të jenë për gjimnazistë  dhe 2 paralele teknik Iekonomisë. Për vitin e parë akademik 2016\2017 do të mund të regjistrohen 204 nxënës.
 
Nxënësit duhet të jenë me sukses te shkëlqyeshëm ose me shume mire. Nëse numri kalon mbi atë që është paraparë atëherë do ketë testim kualifikues që do të mbahen në lëndet e matematikës, gjuhës shqipe dhe historisë. 
 
REJHANE BUSHI METAJ