Maqedoni
Festimi i mbrëmjes së maturës, mobilizohen MPB dhe shkollat
15.05.2016 13:23
Ministria e Punëve të Brendshme me të madhe po mobilizohet për të krijuar siguri më të madhe dhe për të ulur incidentet gjatë festimit të mbrëmjes së maturave...

Për të tetën herë me radhë MPB është duke e realizuar fushatën “Festa të sigurta të maturantëve”, e cila deri në mbarim të sezonit, do t’i informojnë maturantët për rreziqet, incidentet e padeshirueshme dhe përgjegjësinë e tyre që kanë gjatë kësaj nate.
Fakti se nga një pakujdesi e vogël një natë atyre mund t’ju kushtojë një jetë të tërë.
Sepse edhe populli thotë kujdes, se djalli fshihet pas një detaji të vogël, por mund të shkak tojë pasoja të rënda.
“Ne edhe këtë vit prej datës 14 prill e deri në mbarimin e mbrëmjeve të maturave do ta relizojmë fushatën “Festa të sigurta për maturantët”. Në këtë fushatë ne do t’i vizitojmë shkollat e mesme madje do t’i informojmë dhe edukojmë maturantët për rreziqet eventuale që mund të dalin eventualisht nga pakujdesitë e tyre gjatë shënimit të mbrëmjes së maturës. Përveç materialeve edukative, u kemi shpërndarë njoftime, të cilat përmbajnë këshilla dhe udhëzime të qarta se si mund ata ta festojnë mbrëmjen e maturës të sigurt dhe pa probleme, dhe gjithashtu i edukojmë ata të mos bëhen kryeres të veprave penale”, tha Biljana Milevska, SPB-shkup.
Një ndër problemet më të shpeshta gjatë shënimit të mbrëmjes së maturës janë përleshjet mes maturantëve dhe aksidentet si pasojë e mungesës së dijes në vozitjen e makinave, thonë autoritetet. Për atë arsye në këtë projekt parandalues janë kyçur edhe shkollat e mesme, duke i informuar maturantët dhe prindërit të kenë më shumë kujdes gjatë vazhdimit të festës në lokale tjera.
“Puna jonë parandaluese është t’ju themi maturantëve të mos konsumojnë dhe përdorin gjatë mbërmëjes së maturës alkohol dhe mjete tjera siç janë automjete në qofse ata nuk janë të aftë për ta ngis makinën. Njëkohësisht në shkollën tonë vazhdojnë ligjerat e MPB –së që ti shmangin anomalit e kohës moderne dhe në vazhdimësi i mbikqyrim të mos dale situata jashtë kontrollit dhe të vije deri te më e keqja”, tha Besim Limani, ndihmës drejtor në ZLM.
Gjatë shënimit të mbrëmjes së maturës, policia do të jetë prezente 24 orë nëpër të gjitha qytetet e vendit, duke mbikqyrur restorantet dhe lokalet ku festojnë maturantët.
REXHEP QAMILI
