Aksion kombëtar "Maqedonia vend i trëndafilave"

20.03.2014 09:26

Me moton "Maqedonia vendi i luleve - vendi i trëndafilave" sot do të fillojë aksioni ekologjik nacional për mbjelljen e trëndafilave në Shkup......

Me moton "Maqedonia vendi i luleve - vendi i trëndafilave" sot do të fillojë aksioni ekologjik nacional për mbjelljen e trëndafilave në Shkup.

Mbjellja masive e trëndafilave nëpër të gjitha qytetet e vendit është qëllimi i fushatës "Maqedonia vendi i luleve - vendi i trëndafilave" që e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e ditës së Pranverës-21 mars.

Aktiviteti qendror do të realizohet në zhardinierin e bulevardit "Vidoe Smilevski Bato" në komunën Aerodrom.

Do të marrin pjesë koordinatorja nacionale dhe sekretare shtetërore në MMJPH, Sonja Lepitkova, kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe të komunave Aerodrom, Koce Trajanvoski dhe Ivica Konevski, ministra, përfaqësues të bashkësisë së biznesit, organizata joqeveritare, nxënës dhe qytetarë..

Qëllim i i fushatës është mbjellja masive e trëndafilave  nëpër qytetet e mbarë vendit. Trëndafili është bimë me aftësi të jashtëzakonshme t'i mbajë dhe akumulojë elementet dëmtuese, veçanërisht metalet e rënda nga uji, ajri dhe toka dhe është bimë e çelur shumëvjeçare e lehtë për  kultivim në hapësira të ndryshme. Mund të jetojë prej 20 deri në 30 vjet, lulëzon prej vitit të parë të mbjelljes së saj  dhe lulëzon 200 ditë të vitit.